Premier League

Eriksen pranë rikthimit në Premier League, trajneri i klubit të interesuar: Kërkon të luaj në Botëror

eriksenPër fat të mirë, Christian Eriksen ka lënë pas problemet me zemrën teksa edhe pse ka të vendosur një defibrillator, danezi është i bindur të rikthehet në botën e futbollit. Fantazisti është aktualisht duke u stërvitur me skuadrën e Chiasso në Zvicër në mënyrë që të rrisë performancën fizike, ndërsa për të ka interes nga Premier League.

Një kampionat të cilin Eriksen e njeh mirë pasi më parë është aktivizuar në radhët e Tottenham. Në fakt, Spurs janë përmendur si një nga alternativat e mundshme për 29-vjeçarin, megjithatë në listë një pretendent serioz është edhe Brentford. Së fundmi, rreth të ardhmes së Eriksen ka folur trajneri i Brentford, Thomas Frenk i cili e njeh mirë lojtarin duke qenë se e ka stërvitur për pak kohë te Danimarka U17.

“Shpresoj që Eriksen të rikthehet në futbollin elitar sepse kjo është dëshira e tij. Ai kërkon që të luaj për Danimarkën në Botëror, ky është një qëllim i madh dhe unë shpresoj që Eriksen t’ia dalë në këtë aspekt. Unë nuk shoh arsye pse Eriksen të mos e bëjë këtë, ai ishte ylli i skuadrës në Euro 2020.

Dua më të mirën për atë dhe familjen e tij. Kam punuar me Eriksen te Danimarka U17 dhe e kam parë të rritet nga një i ri te një nga më të mirët në botë. Tashmë, unë nuk dua të flas për merkaton, sepse pastaj nëse flas për Eriksen pse mos të flasë edhe për Messin apo Ronaldon.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency