Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Eriksen rikthehet në Appiano Gentile, Interi del me komunikatë për gjëndjen e danezit!

Christian Eriksen ngroh zemrat e tifozëve zikaltër. Mesfushori danez ka qenë paraditen e sotme i pranishëm në qëndrën stërvitore të Interit në Appiano Gentile, për herë të parë që pas arrestit kardiak që pësoi në fushë në ndeshjen e Euro 2020 Danimarkë-Finlandë ku rrezikoi të humbiste jetën. Eriksen është shfaqur në gjëndje të mirë, i buzëqeshur. Pas disa batutave dhe bisedave me shokët e skuadrës danezi është larguar teksa siç njofton edhe vetë klubi zikaltër do të vijojë fazën e rikuperimit në Copenhagen.

‘’Mëngjesin e sotëm, Christian Eriksen bëri një vizitë në qendrën stërvitore Suning, në Appiano Gentile. Mesfushori danez takoi drejtuesit e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit. Eriksen ndihet mirë dhe është në gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe në formë të mirë nga ana e mentale. Ai do të ndjekë programin e rikuperimit duke u konsultuar me doktorët danez në Copenhagen të cilët do të mbajnë të informuar stafin tonë mjekësor’’, lexohet në komunikatën e klubit zikaltër.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...