Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Erjon Bogdani, për binjakët Shpendi: Cristianin e shoh më modern…

“Ambienti i Cesenës është i mirë për ne shqiptarët”. Kështu shprehet Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i Kombëtares Kuqezi, i cili ka folur për Tuttocesena.com për shpërthimin e Cristian Shpendit këtë sezon.

Sulmuesi i ri po udhëheq bardhezinjtë drejt ngjitjes në Serinë B (ka shënuar tashmë 20 gola në kampionat):

“Ai po luan një kampionat thjesht të mrekullueshëm. Shifrat flasin për të dhe jam i sigurt se nga tani deri në fund të vitit ato do të rriten më tej. Ai është një lojtar i madh dhe duke qenë i ri ka hapësirë ​​të mjaftueshme për t’u rritur.

Lexo edhe:

Por a është gati Shpendi për të bërë kapërcimin në Serinë A?

“Ai është i talentuar dhe mund të shkojë larg, por nëse do të isha unë, duke parë edhe vështirësitë e vëllait të tij Stiven tek Empoli, do ta bëja hap pas hapi dhe para se të merrja shanset e mia në ligën e parë do të merrja një vit përvojë në Serie B.”

Më pas krahasimi mes dy binjakëve shqiptarë:

“Para nja dy vitesh do të kisha thënë se Stiveni ishte superior, por tani them Cristiani. Binjakët Shpendi janë të dy sulmues të talentuar, dy sulmues shumë të fortë, që dinë ta gjejnë golin me lehtësi të jashtëzakonshme. Por Cristianin e shoh si më të gjithanshëm, më modern, më nuhatës”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...