Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Erjon Bogdani, sulmuesi gjigant i dashur nga tifozët, jeta e ndarë mes futbollit dhe universitetit

Një jetë e kaluar në Serie A si një “Torrë” për shokët e tij të skuadrës. Ka lënë kujtime të mira nga Chievo te Siena, kudo ka luajtur. Është diplomuar për Ekonomi dhe Tregti. Referenca është për ish-“bomberin” e Kombëtares Shqiptare, Erjon Bogdani, karrierës së të cilit në futbollin italian Goal.com i ka kushtuar një hapësirë të veçantë.

Bogdani sigurisht nuk ka qenë ai golashënues i madh që tërhiqte skuadrat e tij drejt Europës apo Champions League-s, por gjithmonë largohej nga fusha pasi kishte dhënë gjithçka. 191 cm i gjatë, më shumë se 80 kg, ishte dikush me të cilin ishte e vështirë të përballeshe. E mbante topin, e bënte skuadrën të avanconte, shënonte disa gola, por më shumë preferonte të tërhiqte mbrojtësit që të shënonin të tjerët.

Këtë e dinë në Verona, në krahun e Chievos, dhe në anën tjetër, atë verdheblu të Hellas. E dinë edhe në Salerno, janë të sigurt për këtë në Livorno. U rrit në një mënyrë të vetëdijshme për funksionimin e botës, për atë që është e drejtë dhe e gabuar, se si të ecte me elegancë në rrugën e tij në jetë, por edhe për të ndjekur ëndrrat e tij.

Babai ishte mësues i matematikës, nëna historiane. Ata donin të ardhmen më të mirë të mundshme për të, në një Tiranë ku nuk ishte e lehtë të rriteshe. Prindërit e Bogdanit e nxitën për të ndjekur studimet dhe për t’u diplomuar. Ai i dëgjon, e mban mendjen te librat, por zemrën te topi.

Është rritur te skuadra e Partizanit të Tiranës që në moshën 10-vjeçare dhe ndjek shkollën duke kaluar adoleshencën me mundësinë për të studiuar në universitet. Ai dëshiron të bëjë gjithçka, të ketë gjithçka. Nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë, të mendojë për veten dhe dëshirat e tij, por edhe për ato të të atit, i cili me butësi dhe vendosmëri e shtyn drejt diplomimit.

Për “Fubollin Total”, Bogdani tregon se i duhej të ndërmjetësonte mes dy botëve, të cilat vështirë – me disa përjashtime për të konfirmuar rregullin – takohen.

“Prindërit ishin që në fillim të qartë me mua dhe vëllanë tim binjak. Në shkollë kam marrë gjithmonë nota të mira. Pasioni për futbollin ishte i njohur, por mundësia për të hyrë në një shkollë futbolli lindi pak rastësisht. Babai ishte shumë i ngurtë dhe nuk donte asnjë shpërqendrim tjetër, përveç shkollës”.

Bogdani bie në sy si një djalë i ri, por babai i tij pyet vetëm një gjë: nëse Erjoni dëshiron të luajë futboll, duhet të shkojë drejt. Domethënë, kokën mbi libra dhe këmbët në tokë. Duhet të mësojë të gjitha lëndët që një ditë do t’i jenë të dobishme. Në fund të fundit, vetëm një në shumë ia del. Të jesh profesionist është vetëm një dëshirë fillimisht utopike. Imagjinoni ta bëni në Itali, në një nga kampionatet më të rëndësishme të planetit, më i famshmi në Shqipërinë e afërt.

Në moshën 14-vjeçare, Bogdani pati një vështirësi të madhe në shkollë. Ai ishte adoleshent, mendja fillon të jetë e vetëdijshme për botën përreth, trupi i pëson ndryshime. Ai ishte në telashe dhe babai i tij është i sertë, i ashpër:

“Babi vendosi të mos më linte të stërvitesha më. I kërkova gjyshit të fliste me të. Ai ishte tifoz i madh i ekipit ku unë luaja dhe më pas arriti të ndërmjetësonte. Falë tij, u ktheva sërish në stërvitje me shokët e mi.”

VERONA, ITALY – MARCH 21: Erjon Bogdani of Chievo (R) goes up for a header against Ezequiel Alejo Carboni of Catania during the Serie A match between AC Chievo Verona and Catania Calcio at Stadio Marc’Antonio Bentegodi on March 21, 2010 in Verona, Italy. (Photo by Roberto Serra/Getty Images)

Bogdani ishte aq premtues sa filloi të luante si profesionist në Shqipëri në moshën 16-vjeçare, gjithmonë me Partizanin. Ai qëndroi në këtë klub për pesë vjet, ku rafinon këmbët, por mbi të gjitha bëhet një fuqi zjarri që buron nga koka, me goditje që vetëm një me ato 190 cm mund t’i përballojë. Ai shënon gjithnjë e më shumë dhe kur arrin dyshifrorin, kalon fillimisht për disa muaj në Turqi, pastaj për dy vjet në Kroaci. Nga jugu në veri, me synimin për të lëvizur në perëndim, drejt Italisë.

Duke e parë në ato vite, duke ëndërruar me imagjinatë, të vjen në mendje një djalë i fuqishëm me libra në dorë, shumë të vegjël për të, dhe një top në këmbë, brenda dhe jashtë universitetit. Ai që ndoqi në Tiranë para se të transferohej në Zagreb:

“Për dy vjet i kam ndjekur mësimet. Dy të tjerat jo, sepse isha në Kroaci për futboll. Fatmirësisht në Shqipëri kishte një ligj që lejonte lojtarët shqiptarë të bënin provime pa marrë pjesë. Unë u diplomova për Ekonomi dhe Tregti, atë ditë unë realizova ëndrrën e babait tim. Më thoshte gjithmonë, fillimisht diplomimin dhe më pas gjithçka tjetër. Pjesa tjetër ishte futboll. Në fund e bëra, jam i lumtur që e kam bërë krenar për shkollën dhe karrierën time në futboll. Vetëm mund ta falënderoj atë.”

Realizoi ëndrrën e të atit, Erjoni me shpirt të qetësuar mund t’i përkushtohej ëndrrës së tij për të luajtur si profesionist. Golat e paktë të shënuar në Zagreb nuk e trembin Regginën. Skuadra kalabreze e transferoi në Serinë A në janar 2000.

Nëse një sulmues gjykohet në shikim të pare, duke parë të dhënat dhe statistikat, Bogdani në Serinë A ka qenë shpesh një dështim. Sa keq që futbolli nuk luhet me njëmbëdhjetë lojtarë që shënojnë njëzet gola në sezon! Por sulmi duhet të përfshijë “bomberin”, anësorët dhe atë që i tërheq të gjithë drejt vetes, ndërsa të tjerët marrin lavdinë: Kallon, Dionigi, Savoldi. Ai në njëfarë mënyrë diti të komunikonte me publikun, duke thënë se edhe ai mund të ndihmonte në ngjitjen e skuadrës në elitë. Shënoni shtatë gola, kontribuoi në shumë të tjerë.

Bogdani, megjithatë, u thirr në Serinë B, jo për të shërbyer në Parajsë, por për të dominuar në Ferr. Janë vite në të cilat edhe sulmuesit e mëdhenj mund të jenë vendimtarë në Serinë A. Ai ndihet mirë, shumë mirë dhe pothuajse ulet në fronin e golashënuesit më të mirë kur luante te Verona (një vit pas Salernos, qyteti nga i cili vjen bashkëshortja e tij me të cilën ka ndërtuar një familje ndër vite), i tejkaluar vetëm nga lojtarë si Spinesi, Tavano dhe Diego Milito.

Te Verona rizbuloi veten si fëmijë, për entuziazmin dhe aftësinë për të shënuar në vazhdimësi si në kohët kur ishte në Tiranë. 17 gola te verdheblutë. E mbyll sezonin me numër dyshifror golash, 11, duke kaluar golat e mikut dhe shokut të skuadrës Chiesa e duke shpëtuar Sienën.

Do të luante 84 ndeshje në Siena, shifra më e lartë e karrierës së tij. Do të rikthehej aty pikërisht për të mbyllur karrierën në Serinë A. U tregua një sulmues i denjë për Serinë A edhe me Kievon, Livornon dhe Cesenan.

Në të këtë periudhë, ishte sulmuesi më rezultativ i Kombëtares Shqiptar, ku shënonte një gol në çdo pesë ndeshje. Mjaftueshëm për t’u bërë golashënuesi më i mirë i përfaqësueses kuqezi me 18 gola, një rekord ende i pathyer.

Ai e di se sa vlen kjo arritje. Është një djalë që nuk ka dalë nga vështirësitë, por i ka studiuar ato. Ka jetuar në kohë të vështira për Shqipërinë.

Pasi “vari këpucët në gozhdë”, u bë ndihmës i De Biasit, heroit të kombit, i aftë për ta çuar Kombëtaren në Evropian. Diçka e pamundur dhe e paimagjinueshme kur Bogdani nisi të godiste për herë të parë topin.

Në “Euro 2016” Shqipëria nuk e kaloi raundin e parë, por kualifikimi dhe vetëdija se gjithçka ishte reale, është fillimi. Diçka që Bogdani e ka ëndërruar gjithmonë:

“Ky triumf do të thotë shumë për të gjithë vendin. Është një moment hakmarrjeje për një popull që ka vuajtur kaq shumë prej vitesh. Ne jemi konsideruar gjithmonë si fundi i kontinentit. Identifikohemi si emigrantë, për të mos thënë si kriminelë. Tani le të ecim të gjithë me kokën lart, qoftë edhe nëpërmjet topit. Jemi të lumtur që e kemi dhënë këtë gëzim, mëkat që nuk mund të luaja”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...