Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Erjon Vucaj largohet nga Drita e Gjilanit, transferohet në Mal të Zi

Erjon Vucaj do të jetë pjesë e Deçiçit në Mal të Zi. Fantazisti, i cili ishte pjesë e Dritës në gjysmën e parë të edicionit, ka preferuar që ta vijojë karrierën e tij me skuadrën shqiptare të qytetit të Tuzit, duke firmosur për një vit e gjysmë. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e Dritës që nga viti 2018, ku numëron 103 ndeshje në kampionat, 6 në Kupë, 1 ndeshje në Superkupën e Kosovës dhe 7 ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Për mesfushorin, i cili në të shkuarën ka qenë pjeë e Laçit, Flamurtarit, Tiranës dhe Vllaznisë, kishte interes dhe nga skuadra e Thomas Brdaric, por në fund zgjodhi që të bashkohej me ekipin malazez.

Deçiç prej edicionit të shkuar është paraqitur mirë në elitën e futbollit të Malit të Zi, teksa siguroi pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Ishte pikërisht Drita e Vucajt që e eliminoi në verë nga Conference League. Aktualisht, skuadra nga Tuzi ka grumbulluar 33 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dytë, shtatë më pak se Sutjeska e vendit të parë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...