Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ermal Vitija, kontratë profesionale me Prishtinën

Mbrojtësi majtë, Ermal Vitija, në prani të drejtorit sportiv, Granit Begolli, sot ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Prishtinës.

Vitija mbush 19 vjeç më 28 janar, është lindur në Prishtinë, është produkt i Shkollës së futbollit FC Prishtina dhe ka luajtur nëpër të gjitha grupmoshat e klubit kryeqytetas.

Ermali me ekipin e parë ka zhvilluar dy ndeshje zyrtare, një kampionale, me Llapin në Podujevë, dhe kundër Minatorit për Kupë.

Pas formës së treguar në seancat stërvitore, shtabi teknik i prirë nga Armend Dallku, kanë vendosur që futbollisti në fjalë të promovohet në mesin e futbollistëve me kontrata profesionale.

“Kuptohet që jam jashtëzakonisht i lumtur që klubi ka vendosur të më promovojë me kontratë profesionale. Besoj se kam punuar shumë për të arritur deri në këtë nivel. Falë trajnerit Dallku, që së pari më ka mbështetur si trajner i juniorëve, me punën e tij dhe ftesën për ekipin e parë, kam arritur të shpërblej besimin që ka tek unë. Do të jap maksimumin që të ndihmoj skuadrën në të gjitha objektivat që ka përpara”, – u shpreh talenti Vitija me rastin e nënshkrimit të kontratës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...