Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ermir Lenjani gol spektakolar në fitoren e Sionit (pamjet)

Ermir Lenjani protagonist në fitoren 3-1 të Sionit në shtëpi me Zyrihun në sfidën e javës së tretë të Superligës së Zvicrës. Futbollisti kuqezi befasoi portierin vendas me një gjuajtje-kros, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 7-të.

Zyrihu barazoi në minutën e 20-të me Mahin, por një tjetër shqiptar, Pajtim Kasami (ka përfaqësuar Zvicrën në rang kombëtaresh) shënoi dy gola në pjesën e dytë për Sionin, duke vulosur shifrat në 3-1.

Duhet theksuar se Benjamin Kololli (lojtar i Kosovës) shpërdoroi një 11-metërsh për Zyrihun kur rezultati ishte 1-1.

Kjo ishte fitorja e parë e Sionit në sezonin e ri, teksa më parë kishte marrë një humbje dhe një barazim.

https://youtu.be/FcGJvC1jTe4

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...