Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ernest Gjoka: Fitorja në Lushnjë, detyrim ndaj vetes dhe Shkodrës

Të shtunën, në orën 14.00, në stadiumin “Roza Haxhiu” do të luhet ndeshja Lushnja – Vllaznia e javës së 19-të të Superligës. Një sfidë shumë interesante por njëkohësisht edhe delikate. Në kampin shkodran, gjatë gjithë këtyre ditëve është punuar shumë për të kaluar momentin e vështirë psikologjik që pësoi  skuadra pas humbjes së fundit me Skënderbeun. Në prag të ndeshjes me Lushnjën, trajneri Ernest Gjoka ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku shpreh besimin e tij tek skuadra dhe te futbollistët për marrjen e fitores në këtë ndeshje.

– A e ka kaluar skuadra shokun psikologjik që mori pas humbjes së fundit?

– Jemi munduar gjithë javës të punojmë të gjithë për ta kapërcyer këtë situatë jopozitive ku ndodhemi. Besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë dhe na duhet të bëjmë çdo gjë për të dalë nga ky makth.

– Probleme me mungesat edhe për ndeshjen me Lushnjën. Do ju vërë në vështirësi kjo gjë për ndërtimin e formacionit?

-Mungesa kemi dy dhe për mua janë të rëndësishme për skuadrën, si Krymi ashtu dhe Çinari, sepse skuadra ka krijuar një fizionomi me këta lojtarë. Por, gjithsesi, mendoj që në këto momente çdo lojtar do të bëjë maksimumin, duke treguar personalitet dhe dinjitet për të kaluar këtë moment delikat.

– Sa e rëndësishme është për Vllazninë ndeshja me Lushnjën?

-Për ne është shumë e rëndësishme. Mund të them që ne e shikojmë si jetike për vazhdimësinë.

– Çfarë do ndryshoni te skuadra për këtë takim?

-Duhet të kuptojmë përgjegjësinë dhe të tregojmë që jemi të aftë që dhe nën presion dimë t’ia dalim. Sepse unë besoj se në skuadër ka djem që kanë personalitet dhe dinë të marrin përgjegjësi në momente të rëndësishme.

– Objektiv për këtë ndeshje është vetëm fitorja?

– Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Duhet të shkojmë për të marrë maksimumin edhe pse e dimë vështirësinë e ndeshjes. Por në këto momente duhet të ringrihemi për hir të vetes dhe për hir të qytetit, i cili po e përjeton këtë situatë njësoj si ne. Dhe ne e kemi detyrë jo vetëm profesionale por dhe qytetare të ringrihemi. Unë besoj te skuadra se do të arrijë të bëjë më të mirën për të dalë nga ky ngërç.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...