Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ernest Gjoka “emigron” larg Shqipërisë, prezantohet në klubin e ri

Ernest Gjoka nis një tjetër aventurë si trajner jashtë Shqipërisë, këtë herë shumë larg, në Arabinë Saudite. Trajneri kryeqytetas është prezantuar gjatë ditës së sotme te Ohod Medina, skuadër që militon në Ligën e parë Arabe.

Tekniku 52-vjeçar është i papunë që prej vitit të kaluar, kur u largua nga pankina e Shkëndijës së Tetovës dhe ndonëse u përfol për të marrë drejtimin e disa klubeve të Superiores, në fund zgjodhi Arabinë Saudite.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ernest Gjoka lidhi marrëveshje me menaxherin, Ilir Halili, i cili njihet për lidhjet e tij të forta me futbollin arab dhe i kanë mjaftuar vetëm pak ditë për t’i gjetur një tjetër skuadër trajnerit kryeqytetas.

Ernest Gjoka ka një eksperiencë të konsiderueshme si trajner, pasi ka drejtuar në Superiore skuadra si Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia, Tomori, etj., si dhe në Maqedoninë e Veriut, ku drejtoi Shkëndijën për më shumë se një sezon.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Featured

Rubin Kazan është duke u përballur në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...