Merkato

Zyrtare/ Muçi e mbyll me Tiranën, transferohet te klubi i madh polak

Ashtu siç pati paralajmëruar SuperSport një javë më parë, Ernest Muçi mbyll aventurën e tij me klubin ku u rrit dhe formua si futbollist, Tiranën, për t’u bashkuar me gjigantët polakë të Legias së Varshavës.

Sulmuesi që më 19 mars do të festojë ditëlindjen e 20-ë, luajti dje ndaj Teutës ndeshjen e fundit me fanellën bardheblu, që pra pak momentesh konfirmoi se është arritur plotësisht marrëveshja për transferimin e tij në Poloni.

Sot ose nesër pritet që Muçi të fluturojë drejt Polonisë, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën mbi kontratën me klubin e Legias, duke qenë se zyrtarizimi duhet bërë brenda datës 24 shkurt, kohë kur edhe mbyllet merkatoja atje.

Në pritje të konfirmimit të shifrave zyrtare, SuperSport mëson se Tirana do të përfitojë 450 mijë euro, plus 100 mijë euro të tjera në rast se Legia do të luajë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, si dhe 10% të vlerës së kartonit në rast rishitjeje të Muçit në të ardhmen.

Shifrat e përfituara nga bardheblutë janë mjaft joshëse, megjithatë Tirana humb një element mjaft të rëndësishëm për pjesën e mbetur të një sezoni mjaft të komplikuar, ku ka dalë nga gara për titull dhe rrezikon të mbetet edhe jashtë Europës.

Ernest Muçi debutoi me fanellën e Tiranës në ndeshjen ndaj Kukësit më 2 shtator të 2018-ës dhe deri tani numëron rreth 60 ndeshje me fanellën bardheblu, ku ka shënuar më tepër se 15 gola.

Sulmuesi 20-vjeçar është pjesë fikse edhe e Shqipërisë U21, ndërsa te Legia do të ketë mundësinë të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike, për t’iu bashkuar shumë shpejt edhe kombëtares së madhe.

Ernest Muçi bëhet futbollisti i dytë shqiptar që vesh fanellën e Legias së Varshavës, pasi në sezonin 2017-2018 pjesë e polakëve ishte edhe Armando Sadiku, i cili luajti 17 ndeshje dhe shënoi vetëm dy gola.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency