Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ersil Ymeraj: Mbijetesa e Kastriotit e vështirë, por matematika…

Kampionati do të tregojë nëse ndryshimet e shumta të Kastriotit në këtë merkato të dimrit kanë qenë zgjidhja e duhur për skuadrën apo një gabim, gjithsesi ende nuk është mbyllur kjo hapësirë e shitblerjeve dhe priten disa afrime që do të shtonin konkurrencën në ekip, konkurrencë që nuk e frikëson aspak Ersil Ymerin, përkundrazi, mesfushori mirëpret çdo futbollist të ri te Kastrioti.

Konkurrenca është gjithmonë në të mirë të ekipit, pasi nxit çdo lojtar të japë më të mirën e tij. Trajneri ka folur me drejtuesit më të lartë dhe besoj se do të ketë edhe disa afrime të tjera.  

Krutanët ndodhen në pozicionin e fundit me 7 pikë distancë nga Luftëtari i vendit të 8-të, megjithatë, pavarësisht diferencës, Ymeraj ka ende shpresë për qëndrimin e Kastriotit në elite.

Jam i kënaqur me performancat e mia. Shpresoj që kontributi im të vlejë për mbijetesën. Është e vështirë, por matematika na e lejon.

Kastrioti po vijon në mënyrë intensive fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Bledar Devolli dhe shenjat e para pozitive u shfaqën në miqësoren ndaj Teutës, ku krutanët barazuan me rezultatin 1-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...