Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Erzeni i bëhet makth Vllaznisë, e mposht sërish në “Niko Dovana”

Skuadra shijakase fitoi 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga 9 të mundshme ndaj kuqebluve. Dhe ç’është më e rëndësishme, skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani shton edhe tri pikë të vyera në renditje, për të mbetur larg zonës së ftohtë. Madje Erzeni parakalon pikërisht Vllazninë në renditje, duke u katapultuar në vendin e tretë, vetëm pesë pikë larg Tiranës kryesuese.

Sa i përket kronikës, shijakasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 2-të falë autogolit të Smajlit, ndërsa në të 34-tën, Patrick Notato thelloi epërsinë në 2-0.

Vllaznia mundi të shkurtonte diferencën me Esat Malën në minutën e 57-të, por shkodranët pësuan të tretin në të 76-tën, me Notaton që sigloi dygolësh.

Jonuzi rihapi ndeshjen në minutën e 81-të me një goditje nga jashtë zonës, por vetëm kaq, në minutat e mbetura Erzeni u mbrojt me fanatizëm, duke fituar në fund 3-2.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...