Merr fund në stadiumin Niko Dovana, ecuria prej tre fitoresh radhazi e Kukësit. Verilindorët u ndalën në një barazim 1-1 përballë Erzenit teksa shijakasit ishin të parë që kaluan në avantazh me anë të Ilirid Ademit në minutën e 27-të. Sulmuesi shfrytëzoi një asist të Osmanllarit dhe nuk fali përballë portierit Tafas. Në vijim është Gjelbrim Taipi ai i cili provoi të surprizonte portierin Xhika nga një goditje dënimi megjithatë gardiani shijakas priti i sigurt.
Kështu përfunduan 45-minutat e para teksa në fraksionin e dytë, verilindorët fituan të drejtën e një penalltie. Ishte Basa ai që fitoi 11-metërshin edhe pas konfirmimit të sistemit VAR. Por, Kukësi nuk ia doli të përfitonte pasi topi i goditur nga Gjelbrim Taipi u stampua në shtyllë. Nga ana tjetër, Erzeni i afrohet golit të dytë sërish me anë të Ademit por këtë herë sulmuesi ishte i pafat pasi topi u ndal në traversë. Gjithsesi, miqtë nuk ishin dorëzuar dhe në minutat shtesë gjetën golin e barazimit me anë të Barbosas.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Sylvinho e bën me krahë, Jasir Asani realizon tripletë
- VIDEO/ Gol dhe asist, Uzuni i pandalshëm me Granadën. Sulmuesi në formë para Polonisë
- “Çfarë problemi keni me rezultatin 1-0”, Xavi para El Clasicos: Nuk e ndryshojmë stilin!
Sulmuesi shfrytëzoi maksimalisht një harkim të Hasës dhe nga fare pranë portës mposhti portierin Xhika. Kështu, skuadrat ndanë nga një pikë me Kukësin që mbetet në vendin e gjashtë me 35 pikë ndërsa nga ana tjetër, Erzeni është në kuotën e 37 pikëve në vend të katërt po aq sa edhe Egnatia e Vllaznia.
