Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Erzeni shkarkon Xhevahir Kapllanin, vendim drastik në pikën nevralgjike të sezonit

Lajmi ishte në ajër që mbrëmjen e së enjtes, por këtë të premte, në Shijak, kanë vendosur ta bëjnë zyrtare.

Xhevahir Kapllani nuk është më trajner i Erzenit. Në klubin shijakas kanë marrë vendimin drastik në fazën më nevralgjike të sezonit, kur mbeten 3 javë nga fundi.

Erzeni është në vendin e tetë të klasifikimit, atë që detyron sfidën e play-out-it, me 39 pikë, vetëm 3 më shumë se Bylisi i vendit të parafundit.

Statusi i hirushes së kampionatit, i fituar me ish-portierin në drejtim në fillim të kampionatit, kur Erzeni i surprizoi të gjithë me lojërat dhe rezultatet pozitive është zbehur prej kohësh.

Skuadra shijakase nuk fiton prej 8 ndeshjesh në kampionat, trepikëshin e fundit e ka marrë ndaj Egnatias një fazë më pare, 10 marsin e kaluar, seri ku ka koleksionuar 3 barazime dhe 5 humbje. E fundit, ajo më rivalin e drejtpërdrejtë, Bylisin, ka rezultuar fatale për Kapllanin, që është i detyruar të lërë detyrën në finalen e këtij sezoni.

Lexo edhe: 

Një vendim që ngjason ky me një thikë me dy presa, pasi natyrisht që drejtuesit kërkojnë që me largimin e trajnerit t’i japin një shkundje skuadrës për të reaguar në momentet vendimtare, por nga ana tjetër rrezikojnë të pështjellojnë ambientin, pasi nuk ka kohë për ndryshime taktike.

Në sfidën e radhës shijakasit luajnë në transfertë ndaj Egnatias, skuadrës ndaj së cilës kanë marrë fitoren e fundit, më shumë se dy muaj më parë.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...