Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Është 100% gati”, Ancelotti jep lajmin e madh para Valencias

Carlo Ancelotti jep lajmin e mirë në lidhje me Jude Bellingham. Anglezi është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në kavilje në duelin e 10 shkurtit përballë Gironës.

Sfidë ku 20-vjeçari shënoi dy herë, duke ndihmuar “Los Blancos” të fitonin 4-0. Përpara ndeshjes në transfertë kundër Valencias, Carlo Ancelotti njoftoi rikuperimin e Bellingham.

Jude është 100% gati për Valencian. Nuk ndjen më dhimbje në kavilje,  Jude është gati për lojë të shtunën”, u shpreh trajneri italian.

Lexo edhe:

Bellingham po shkëlqen në sezonin e parë me Realin. Mesfushori britanik duket sikur ka vite që luan në “Santiago Bernabeu”, teksa është shndërruar në një goleador.

Deri në këtë fazë të sezonit numëron 20 gola dhe 8 asiste në të gjithë kompeticionet me rekordmenët e futbollit iberik.

Reali kryeson La Ligan me 6 pikë më shumë se Girona ndjekëse, duke qenë në rrugën e duhur për të fituar titullin e 36-të në histori.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...