Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Është e vështirë për ta harruar”, Tuchel: Nuk mjafton vetëm fusha për të mposhtur Realin

Bayern Munich u eliminua në gjysmëfinalen e Champions League teksa u mposht në Madrid nga Reali me rezultatin 2-1. Bavarezët në fakt ishin shumë pranë kualifikimit për në finale pasi kaluan të parët në avantazh me Davies, por madrilenët përmbysën në tre minuta (88 dhe 91) falë një dygolëshi të Joselu.

Në fund, pati polemika të shumta për një gol të anuluar të De Ligt, me anësorin që ngriti flamurin për një pozicion që në dukjë ishte shumë i vështirë për t’u dalluar teksa sistemi VAR nuk mundi të ndërhynte pasi loja ishte ndalur më herët.

Pas sfidës, tekniku i Bayern Munich, Thomas Tuchel theksoi se arbitri kryesor Marciniak kërkoi falje ndërsa shtoi se Reali është shumë i vështirë për t’u mposhtur pasi nuk dorëzohet.

Lexo edhe: 

“Jemi shumë të zhgënjyer, por njëkohësisht edhe të inatosur për atë vendim të arbitrave në fundin e ndeshjes. E ndaluan lojën për pozicion jashtë loje, por nuk u duk një pozicion jashtë loje. Të mundësh Realin duhet të fitosh edhe në dushe pasi vetëm fusha nuk mjafton.

Gjithsesi, më vjen keq sepse e pësuam golin e barazimit nga një gabim i lojtarit tonë më të mirë (Neuer), pastaj erdhi ai vendim skandaloz i arbitrave. Marciniak më kërkoi falje, e pranoi se ishte një gabim. Nuk ishte vetëm gabimi i tij, nisi nga anësori që ngriti flamurin pa qenë i sigurt për pozicionin jashtë loje. Ishin dy gabime në një aksion, kishte kaos.

Nga ana tjetër, jam i lumtur për performancën e të besuarve të mi, nuk është e lehtë në Madrid. Në Bernabeu nuk ka nevojë të jesh perfekt, mjafton të jesh shumë i mirë. Ne ishim, por jo deri në fund. Lamë gjithçka në fushë”, u shpreh Tuchel.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...