Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Është gjithmonë kështu”! Reagimi i Leivas ndaj Chiellinit, po bën xhiron e botës (Video)

Prej vitesh të tëra, Juventusi akuzohet se favorizohet nga klasa e arbitrimit në kampionatin italian dhe madje për një skandal të tillë, u ndëshkua në 2006-ën me heqjen e dy titujve dhe zbritjen në Serinë B.

Por polemikat nuk janë shuar as tani që po aplikohet VAR-i, pasi në disa raste, si derbi ndaj Torinos, por edhe finalja e Superkupës me Milanin, u tregua qartë se teknologjia nuk ndërhyri në rastet që ishin kundër skuadrës bardhezi.

Diskutimet për këtë çështje janë të shumta, ndërsa mbrëmë edhe mesfushori i Lazios, Lucas Leiva ka shpërthyer ndaj Giorgio Chiellinit, në momentin që arbitri kryesor akordoi një 11-metërsh në favor të Juventusit, në minutën e 88’, kur sfida ishte mbërthyer në barazim 1-1.

“Është gjithmonë kështu”, ka thënë mesfushori brazilian, duke refuzuar të dëgjojë shpjegimet e Chiellinit, ndërsa videoja po bën xhiron e botës, duke u shndërruar në virale tashmë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...