Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Është jashtë formës fizike, ish-i i Juventusit përfundon te skuadra U-21 e Liverpoolit

Ende zero minuta në fushë në Premier League, ndërsa në Champions vetëm 13’. Referenca është për një nga lojtarit që surprizoi me lëvizjen e tij në ditët e fundit të merkatos drejt kampionatit më të fortë në botë.

Aventura e Arthur Melos ish-it të Barcelonës, te Liverpooli, ka nisur shumë ngadalë. Mesfushori brazilian, i cili u transferua nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, nuk ka pasur ende mundësinë të tregojë në Angli se çfarë është në gjendje të bëjë. Në fakt, faji është i tij, sepse është ende krejtësisht jashtë formës së duhur sportive. Mesfushori nuk ka kryer një fazë të plotë përgatitore si gjithë futbollistët e tjerë, ndaj po i shfrytëzon këto javë për t’ia afruar gjendjes së shokëve të rinj të skuadrës.

Për të marrë minuta në këmbë, Arthur i është bashkuar skuadrës U-21 të Liverpool. Ai u rreshtua titullar në ndeshjen që “The Reds” U-21, të udhëhequr nga Berry Lewtas, luajtën në fushën e Leicesterit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit në gjendjen më të mirë.

Për këtë, Arthur, i cili ka kërkuar vetë të luajë me U-21, prej javësh po kryen dy seanca stërvitore. Braziliani nuk është grumbulluar ne kombëtare, kështu që do të shfrytëzojë ditët e ardhshme për të përshpejtuar kohën për arritjen e gjendjes fizike.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...