Në konferencën për shtyp përpara sfidës Barça-Real Sociedad, këtë të shtunë, ora 21:00, në “Spotify Camp Nou”, Xavi Hernández foli për organikën dhe lëvizjet në kupolën drejtuese (vjen Deco në vend të Jordi Cruyff, qëndron Alemany).
I pyetur se çfarë ndodhi që spanjolli (Alemany) ndryshoi mendje dhe nuk iu bashkua Aston Villas, trajneri ishte i qartë:
“Mateu na ka thënë se dëshiron të jetë këtu. Mateu është një person i jashtëzakonshëm, një kafshë pune. Ai ka vendosur rregull në klub”.
Lexo edhe:
- Roma dedikim special për finalen, Mourinho e telefonon nga Gjermania
- VIDEO/ Peja fiton titullin në basketboll pas plot një dekade
- Pellegrini: Roma luajti e bashkuar si një familje, duke pasur identitet të fortë
- E konfirmojnë në Gjermani, Xhaka firmos me Bayer Leverkusen në verë
Sa i përket largimit të Jordi Cruyff, Xavi nuk u kursye lëvdatat:
“Jordi largohet, sepse donte të reja. Do të na mungojë. Është person i besueshëm dhe shumë i vlefshëm. Mateu qëndron, por do të shohim nesër se çfarë do të ndodhë”.
I pyetur për largimet e mundshme, Xavi sqaroi:
“Ne po planifikojmë të ardhmen, por ende nuk kemi folur me lojtarët. Po lëvizim, sigurisht. Ndeshjet e mbetura do të shërbejnë vetëm për imazh.”
