Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Është momenti i Tiranës, 19-vjeçarët bardheblu fitojnë Kupën

Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë për U-19 në finalen ndaj Shënkollit, e luajtur mbrëmjen e sotme në “Air Albania Stadium”. Skuadra e trajnerit Devolli ka triumfuar me rezultatin 3-2, duke fituar për herë të parë në histori në Kupën e Shqipërisë për U-19.

Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë pothuajse e barabartë, me një dominim të lehtë nga ana e Shënkollit, që ka pasur iniciativën, duke tentuar t’i afrohet disa herë portës së Tiranës. Përtej dëshirës së madhe të të dyja skuadrave për të gjetur golin me rezultatin 0-0 u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë i lojës nis me një dominim territorial të skuadrës së Devollit, e cila ka epërsi në fushë, por pa arritur t’i afrohet portës kundërshtare. Në minutën e 60-të do të vinte dhe goli i parë i ndeshjes, me Tiranën që kalon në avantazh nga autogoli i Ukut, që devijon topin në portën e tij pas një skeme të Tiranës nga goditja e dënimit.

Tetë minuta më pas do të vinte dhe goli i dytë me anë të Elezit. Tirana vijoi dominimin dhe në minutën e 70-të do të fitonte një penallti që goditet nga Stafa dhe pritet nga Simoni mjeshtërisht.

Simoni do të mbante në lojë Shënkollin në minutën e 75-të, duke bërë mrekullinë ndaj Elezit. Shënkolli provon të reagojë dhe gjen golin në minutën e 88-të, pas një goditje të jashtëzakonshme nga Marku, nga goditja e dënimit. Vetëm një minutë ka zgjatur rezultati 2-1 dhe Tirana shënon golin e tretë, me kapitenin Stafa që ka shlyer në këtë mënyrë edhe gabimin e penalltisë së humbur.

Në minutën e 94-të Shënkolli shënon golin e dytë me anë të Sindrit Hoxhës. Mbyllet gjithçka 3-2 për Tiranën.

Trofeu dhe medaljet për skuadrën fituese u dorëzuan nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Abdyl Kuriu.

Tirana: Kodra; Cici; Malo; Musai; Abazaj; Gjumsi (Nurja); Cejku (Koni); Hasaj (Elezi); Avdiu (Tafa); Bashaj (Sefa); Stafa (C)

Shënkolli: Simoni; Hoxha; Pica; Mataliaj; Marku; Kalthi (Martinaj); Marku (C); Ndoj; Daija (Bisha); Djala; Uku (Kolindreu).

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...