Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Është në top formë, Arsenal përgatitet të “blindojë” Xhakën

Sezoni i ri është fantastik për Arsenal. “Topçinjtë” po bindin në të dy kompeticonet që ata marrin pjesë, Premier League dhe Europa League. Në 12 sfida e zhvilluara deri tani, londinezët janë mundur vetëm nga Man United, ndërsa në përballjet e tjera njohin vetëm fitore.

Te Arsenal po shkëlqejnë shumë lojtarë si Saka, Martinelli , Partey, Odegaard apo Jesus por lideri i vërtetë i kryesuesve të Premier League është Granit Xhaka.

Mesfushori me origjinë shqiptare, në nëntë javët e para në Premier League ka shënuar dy gola të rëndësishëm, fillimisht përball Leicester ku “topcinjtë” triumfuan 4-2, ndërsa në derbin e Londrës së veriut Xhaka gjeti përsëri rrugën e rrjetës, me një realizim të bukur që vulosi dhe fitoren e madhe të Arsenal në derbi.

Kontrata aktuale e Xhakës përfundon në verën e vitit 2024, ndërsa mediat britanike bëjnë të ditur se kryesuesit e Premier League do t’i ofrojnë së shpejti rinovimin e kontratës.

Bisedimet janë programuar pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar, ku Xhaka do të marrë pjesë me kombëtaren e Zvicrës.

30-vjeçari me paraqitjet e tij në sezonin e ri është bërë i preferuari  i tifozëve, ku së fundmi ata e zgjodhën edhe si lojtarin e muajit shtator te ekipi i Arsenal, me 83% të votave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...