Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Është nga të vetmit që viziton Schumacherin, Jean Todt flet për gjendjen e legjendës

Si është Michael Schumacher? Cilat janë kushtet aktuale të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1? Është përsëri miku u tij i madh dhe ish-menaxheri i përgjithshëm i Ferrarit, Jean Todt, që flet për gjendjen shëndetësore të legjendës gjermane.

Francezi, i cili tani mban postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), është nga të vetmit që lejohet të vizitojë ish-pilotin e Ferrarit, kampion i Formulës 1 në vitet 1994, 1995, pastaj pesë herë me radhë nga 2000 në 2004. Jean Todt në një intervistë me televizionin francez RTL, konfirmoi se ishte kthyer për të vizituar Michael Schumacher, por gjithsesi tregon pak detaje për gjendjen shëndetësore të 51-vjeçarit, i cili pësoi një aksident të rëndë në ditët e fundit të dhjetorit 2013.

“Schumacher vazhdon të luftojë, ne vetëm mund t’i urojmë atij dhe familjes që gjërat të përmirësohen”.

Nëse Michael Schumacher vazhdon të luftojë, djali i tij, Mick, po përpiqet të ndjekë hapat e tij në pistë. Todt u ngacmua për karrierën e mundshme të Schumacher junior, i cili tani garon në F2 me Prema Racing:

“Ai ndoshta do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm. Jemi të kënaqur që kemi përsëri një Schumacher në nivelin më të lartë në garat e shpejtësisë,” – përfundon francezi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...