Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Është shtëpia ime, vendi ku më duan të gjithë”, Lukaku zbulon ku do mbyllë karrierën

Lukaku refuzon 100 milionë euro
Lukaku refuzon 100 milionë euro

Romelu Lukaku i ka të qarta idetë në lidhje me karrierën e tij. Sulmuesi belg nuk po kalon një moment të mirë te Chelsea, klub me të cilin ka kontratë deri në 2026, teksa në verë mund të nisë një tjetër aventurë.

Gjithsesi, 28-vjeçari e di shumë mirë se ku do i kalojë vitet e fundit si futbollist. Lukaku ka marrë pjesë në një speciale që FIFA ka përgatitur për sektorin e të rinjve të Anderlecht, klubit të famshëm belg.

Lojtari që jam sot është lojtari që Jean Kindermans (drejtori i akademisë së Anderlecht) pa tek unë. Më parë zbuloheshin një ose dy talente, por pas meje ky numër u rrit në 3-4 talente në vit. Do të mbyll karrierën në klubin ku nisi rrugëtimi im.

Anderlecht ka qenë gjithmonë klubi im i zemrës, gjithmonë kam qenë një tifoz i kësaj skuadre. Ëndrra ime u bë realitet falë tyre. Anderlecht është shtëpia ime dhe vendi ku marr dashuri pafund”, deklaroi Lukaku.

Sulmuesi potent ishte vetëm 16 vjeç kur nënshkroi kontratën e parë si profesionist me Anderlecht, ndërsa më pas erdhën aventurat me Chelsea, WBA, Everton, Manchester United, Inter dhe sërish Chelsea.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...