Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Është si Vinicius, kushton tri herë më shumë”, refuzohet oferta e Juves për talentin brazilian

Te Juventusi nuk po funksionin asgjë në këtë fillim sezoni. Max Allegri nuk ka të gatshëm disa emra të rëndësishëm, por ekipi bardhezi ka probleme në çdo repart. Loja mungon, rezultatet pozitive gjithashtu, teksa në klub nuk ka unanimitet sa i përket vazhdimësisë me Allegrin.

Tifozët dhe Pavel Nedved janë lodhur me trajnerin livornez dhe kërkojnë shkarkimin e tij, por ndryshe mendon presidenca dhe drejtuesit e tjerë të rekordmenëve të futbollit italian. Ndërkohë që po punohet edhe në lidhje me merkaton dhe investimet për të ardhmen.

Mundo Deportivo raporton se klubi italian po ndjek me interes të madh ecurinë e Vitor Roque. 17-vjeçari luan në qendër të sulmit (aktivizohet edhe në krahët e ofensivës) dhe është nën kontratë me Athletico Pararense, që në 29 tetor do të përballet me Flamegon në finalen e Kupës Libertadores, në një derbi të zjarrtë brazilian.

Vitor Roque, i cili po i mahnit të gjithë me teknikën, shpejtësinë dhe sensin e golit, numëron 25 ndeshje me ekipin e drejtuar nga mjeshtri Luiz Felipe Scolari mes kampionatit dhe Libertadores, duke gjetur rrugën e rrjetës në gjashtë raste. Drejtuesit e Juventusit kanë ofruar 15 milionë euro për kartonin e tij, por te Athletico Pararense duan trefishin.

Pikërisht 45 milionë euro, aq sa u shitën Vinicius Junior dhe Rodrygo nga Flamengo dhe Santosi te Reali i Madridit. Drejtuesit e Athletico Pararense e krahasojnë talentin e tyre me yjet e “Los Blancos” dhe presin minimalisht 45 milionë euro. Për lojtarin interesohen dhe Reali e Barcelona.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...