Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Është tradhtar” dhe “E ka kapur skleroza”, dy legjendat e Brazilit i bën armiq politika

Romario dhe Bebeto, dyshja mitike e Brazilit kampion bote në Botërorin e vitit 1994, e kanë prishur miqësinë e tyre dhe janë përballur me njëri-tjetrin në publik për arsye politike.

“Bebeto është tradhtar. Më tradhtoi në politikë. U hodh nga dega. Ka gjëra në jetë që i mbaj përgjithmonë, brenda dhe jashtë politikës. E shoh çdo ditë, por kur ndodh me një djalë me të cilin ke jetuar dhe keni marrëdhënie miqësore, është e trishtueshme. Për fat të keq, kështu është,” tha Romario në podcastin “Cheguei”.

Bebeto iu përgjigj Romarios duke e quajtur atë “të vjetër” dhe “egoist”.

“Kush është ai që më quan tradhtar? Romario po plaket, mendoj se e ka kapur skleroza dhe po thotë budallallëqe. Unë kam një karrierë të plotë në futboll dhe politikë, nuk jam përfshirë kurrë në polemika. Nuk mund të them të njëjtën gjë për të, ai është egoist, ka menduar gjithmonë për veten”, reagoi Bebeto.

Lexo edhe:

“Unë nuk kam tradhtuar askënd. Politika bëhet në grup dhe Romario ka menduar gjithmonë vetëm për vete”, tha Bebeto, i cili akuzon ish-mikun e tij se ka ndryshuar parti.

Romario, i cili është rizgjedhur senator, mbështet Jair Bolsonaron.

Nga ana e tij, Bebeto, i cili nuk arriti të rizgjidhej deputet (ishte i tillë në tri legjislatura radhazi), mbështet Luiz Inácio Lula da Silvan, presidentin aktual të Brazilit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...