Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Është vetëm fillimi”, Arabia Saudite kërcënon futbollin botëror

"Është vetëm fillimi"
"Është vetëm fillimi"

Arabia Saudite i lëshon sfidën futbollit botëror. Blerjet e emrave si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Sergei Milinkovic-Savic, Karim Benzema, Khalidou Koulibaly, etj., janë vetëm fillimi i një projekti shumë ambicioz me fonde të pa limituara.

Kështu është shprehur drejtuesi i Ligës Saudite, Petter Hutton, i cili nuk e ka fshehur besimin e një rritjeje shumë më të madhe të futbollit atje.

“Liga Saudite është e destinuar për të qenë e suksesshme dhe do të vijojë të shpenzojë para për të sjellë futbollistët më të mirë në botë, të luajnë këtu. Programet e investimit kanë nisur dhe nuk shoh asnjë arsye për ngadalësim apo ndalje. Punoj në sport prej 40 vitesh dhe nuk kam parë kurrë një program kaq të fortë dhe kaq të madh, të destinuar për të qenë i suksesshëm”, u shpreh Hutton.

Duke zbuluar se me transferimi ne Cristiano Ronaldos u zgjua interesi nga 170 vende të botës për të transmetuar ligën saudite të futbollit, Hutton iu përgjigj edhe kritikave që vijnë nga Europa.

Lexo edhe:

“Futbolli në Europë do të vijojë të jetë i fortë, por nëse edhe Liga Saudite forcohet më shumë, atëherë kjo nuk është aspak diçka negative. Futbolli është sport botëror dhe sa më shumë liga të forta, aq më mirë do të jetë”, deklaroi Hutton.

Fenomeni “Arabi Saudite’ po bezdis nga pak të gjithë, përfshi edhe Premier Leaguen, me klubet angleze që ishin mësuar të blinin kë të donin, pa rivalitet, por tashmë balancat kanë ndryshuar dhe këtë e pranuan edhe dy trajnerët e mirënjohur Pep Guardiola e Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...