Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Është vetëm fillimi, por “Këpuca e Artë” ka që tani pretendentët e saj

Robert Lewandowski e fitoi lehtësisht “Këpucën e Artë” sezonin e kaluar 2021/2022 (35 gola), duke fituar me distancë nga rivalët më të afërt Mbappe e Immobile. Kush do të fitojë në 2022/2023? Edhe pse është ende shumë herët, gara përshkallëzohet çdo javë dhe emrat pretendentë janë ata për të cilët edhe pritshmëritë janë të larta.

Çmimi i “Këpucës së Artë merr parasysh golat e shënuar gjatë sezonit, për t’u shumëzuar me koeficientin e një lige të caktuar: Ligue 1, Bundesliga, Seria A, Liga dhe Premier League kanë koeficientin 2, ndërsa kampionate të tilla si Portugalia, Holanda, Rusia dhe Belgjika 1.5, ndërsa të tjerët 1.

Duhet theksuar se golashënuesit me pikë të larta në kampionate të tilla si Suedia, Norvegjia apo Bjellorusia kanë luajtur nga 21 deri 23 javë kampionat.

 

Renditja e përditësuar:

  • Pellegrino (Bodo/Glimt, Norvegji) – 19 gola x 1.5 = 28.5 pikë.
  • Haaland (Manchester City, Angli) – 11 gola x 2 = 22 pikë.
  • Jeremejeff (Hacken, Suedi) – 20 gola x 1 = 20 pikë
  • Abdikholikov (Minsk, Bjellorusi) – 20 gola x 1 = 20 pikë.
  • Saeter (Rosenborg, Norvegji) – 11 gola x 1.5: 16.5 pikë.
  • Lewandowski (Barcelona, ​​Spanjë) – 8 gola x 2 = 16 pikë.
  • Neymar (PSG, Francë) – 8 gola x 2= 16 pikë.
  • Ofkir (Sandefjord, Norvegji) – 10 gola x 1.5 = 15 pikë.
  • Mbappé (PSG, Francë) – 7 gola x 2= 14 pikë.
  • Mitrovic (Fulham, Angli) – 7 gola x 2= 14 pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...