Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Espanyol-Barça, një derbi që duhet fituar nga blaugranat!

Një derbi që duhet fituar. Barcelona e Ernesto Valverdes është gati për derbin e Katalunjës ndaj Espanyolit që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në RCDE Stadium. Përballë një Espanyoli që vjen nga 3 humbje rresht, Messi me shokë do të kërkojnë suksesin e radhës për të ruajtur kreun e La Ligas dhe pse jo për t’u shkëputur disi nga ndjekësit. Luis Suarez ja ka dalë të rikuperohet për këtë sfidë, ndërsa mesfushori brazilian Arthur jo, megjithatë edhe uruguaiani do ta nisë ndeshjen nga stoli. Përveç Arthur, Valverde nuk do të ketë të gatshëm as Rafinhan, Sergi Roberton, Malcolm e Umtiti, megjithatë edhe pa këtë lojtarë, Barcelona e ka potencialin për të mposhtur Espanyolin e drejtuar nga trajneri Rubi. Në orën 16:15 në La Liga do të keni mundësi të ndiqni një tjetër takim shumë interesant. Valencia pret Sevillan në një sfidë që në rast të fitores së miqëve, Sevilla do të ngjitej përkohësisht në krye të klasifikimit në pritje të sfidës së Barcelonës. Megjithatë favoritë janë vendasit që edhe pse pozicionohen në pjesën e poshtme të klasfikimit nga ndeshja në ndeshje po vinë në rritje. Në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe duelin e orës 18:30 mes Villareal dhe Celta Vigos.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...