Serie A

Esposito: Ëndërroj gola dhe tituj me Interin, Conte trajner fitues

Ndonëse i ndërprerë për shkak të koronavirusit dhe me rrezikun për të mos rifilluar më, ky sezon do të mbahet mend gjatë nga sulmuesi 17-vjeçar i Interit, Sebastiano Espozito, i cili debutoi me fanellën zikaltër duke luajtur disa takime dhe madje duke gjetur edhe rrjetën.

Ndërkohë që është i izoluar në shtëpi, sulmuesi u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve gjatë një bisede në Instagramin e klubit zikaltër, ndërsa ka rrëfyer marrëdhëniet me Conten, emocionet e golit të parë dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Si jeni ndjerë kur shënuat golin e parë?
Kam provuar emocionin më të madh të jetës time.

A është acaruar ndonjëherë Conte me ty?
Ai është një trajner me mentalitet fituesi dhe punon shumë për të fituar gjithmonë. Jo vetëm me mua, por me të gjithë ka pasur momente acarim, sepse kërkon perfeksionin.

Si po i kalon ditët në izolim?
Luaj Play Station, FIFA tërë kohës. Nuk më pëlqejnë shumë serialet. Maksimumi shoh ndonjë film.

Çfarë pret nga e ardhmja?
Kam shënuar një gol dhe pres të shënoj edhe shumë të tjerë. Nga mëngjesi në darkë, ëndërroj dhe punoj për të shënuar dhe fituar tituj me fanellën zikaltër.

Si i keni marrëdhëniet me Lukakun?
Shumë të mira, madje të shkëlqyera. U afruam që gjatë miqësoreve të verës dhe më ka mbajtur shumë pranë e ma kë ndihmuar shumë. Do të doja të shënoja aq shumë sa ai dhe për këtë mundohem të punoj shumë pranë tij. Me Lukakun dhe D’Ambrosion kam marrëdhënie të shkëlqyera, por i gjithë grupi në skuadrën e parë më pritën mirë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency