Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E’themi konfirmon largimin nga Kukësi, zbulohet skuadra ku do vazhdojë karrierën!

Valon E’themi është largimi i radhës nga Kukësi. Sulmuesi anësor i cili te verilindorët në ndeshje të caktuara është përshtatur edhe si mbrojtës krahu, ka mbyllur pas 3 viteve bashkëpunimin me Kukësin pasi në fund të këtij sezoni i përfundoi kontrata me verilindorët. E’themi do ta vazhdojë karrierën në Poloni te skuadra e Zaglebie Lubin me të cilët ka arritur një akord tashmë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga mediat polake. Gjithashtu mediat në këtë vend shkruajnë se Ethemi ka mbërritur në Lubin dhe së shpejti do të firmosë kontratën me klubin polak. Mesfushori u formua te Kukësi, tifozët dhe ambienti kuksian e konsiderojnë si një prodhim të tyrin, edhe pse lojtari ka ardhur në moshën 19-vjeçare, ku ish-drejtori i Kukësit, Naim Halili, e zbuloi si talent nga Mamurrasi. Pak minuta më parë lojtari njoftoi edhe zyrtarisht largimin nga Kukësi, duke shprehur vlerësim dhe mirënjohje për 3 vitet e kaluara në këtë skuadër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...