Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Etiopi, grushte dhe shkelma arbitrit se akordoi gol (video)

Gjatë një ndeshjeje të kampionat etiopian të futbollit mes skuadrave Defence Force dhe Welwalo Adigrat University, arbitri i ndeshjes u dhunua barbarisht për shkak të një vendimi të dyshimtë. Teksa rezultati ishte 1-1, kryesori vendosi që topi i pritur nga portieri i Welwalo Adigrat e kishte kaluar vijën fatale, duke akorduar gol për Defence, që kaloi në epërsi 2-1. Mirëpo futbollistët dhe stafi i Welwalo Adigrat nuk ishin dakort dhe nisën ta kundërshtonin në fushë deri në atë pikë sa gjyqtari nisi të vraponte nga frika.

Pavarësisht tentativës për t’iu shmangur dhunës, gjyqtari u arrit nga futbollistët, ndërsa një prej trajnerëve e goditi me grusht në fytyrë. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur dhunimin e mëtejshëm të arbitrit. Pas kësaj ngjarjeje Federata Etiopiane e Futbollit vendosi të pezullonte kampionatin dhe të dënonte me përjashtim përjetë nga futbolli trajnerin dhunues.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...