Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Eto’o: Gjithçka mund të ndodhë në finalen e Championsit, në 2010 vetëm unë e Mourinho besonim

Ish-sulmuesi i Inter, Samuel Eto’o në fjalimin e tij në “Javën e Futbollit” në Milano, foli edhe për faktin se Interi dhe Milani, pavarësisht se kush do të shkojë në finalen e Champions League prej tyre, do të jenë kundërshtar i dobët për Real Madrid ose Manchester City-n.

Megjithatë ai theksoi se në finalen e Championsit mund të ndodhë gjithçka dhe shembull mori atë të 2010-ës, ku Inter kishte përballë  Bayern Munich, që “zikaltërit” e fituan me rezultatin 0-2.

Lexo edhe: 

“Shpresoj që Interi të jetë në finale. Mos harroni një finale nuk luhet për të mos u fituar. Po ju rikujtoj finalen kundër Bayern Munich, të vetmit që besuan në fitoren ishim unë dhe Mourinho dhe mendoj se të luash kundër Realit ose Cityt mund të jetë një motivim i mëtejshëm. Çdo gjë mund të ndodhë në finale.”-tha Eto’o.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...