La Liga

Eto’o s’ka dyshime, tregon trashëgimtarin e Messit te Barcelona

Samuel Eto’o, ish-sulmues i Barcelonaës, i cili krijoi një lidhje të frikshme në fushë me Messin me Pep Guardiolën trajner, e ka të qartë se kush duhet të marrë trashëgiminë e numrit 10, kur ai të vendosë të largohet përgjithmonë nga “Camp Nou”.
Në një intervistë për portalin britanik “Sport Bible”, Eto’o tha se ai sheh Ansu Fatin si “yllin” e madh të Barçës në vitet e ardhshme.

“Mendoj se do të jetë “ylli” i së ardhmes. Ai aktualisht po bën gjëra të mahnitshme, kështu që mendoj se klubi me të vërtetë duhet të përgatitet dhe të kujdeset mirë për të. Shpresojmë që ai të zëvendësojë Messin”, – komentoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Mallorcas dhe Interit.

Aktualisht i dëmtuar (në parim duhet të kthehet në fillim të marsit), Ansu Fati që kur ka debutuar me fanellën e Barçës ka shënuar 13 gola në 43 ndeshje.

Pasi konfirmoi veten si një lojtar i ekipit të parë, Ansu Fati është bërë gjithashtu lojtar shumë i rëndësishëm për Spanjën. Eto’o tashmë e ka të qartë që Ansu Fati duhet të jetë trashëgimtari i Leos te Barça.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency