Samuel Eto’o, president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, theu heshtjen e tij pas përplasjes që pati me një video-prodhues algjerian në fund të ndeshjes mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, jashtë stadiumit në Katar:
“Më vjen shumë keq që humba durimin dhe reagova në një mënyrë që nuk më shkon. I kërkoj falje publikut për këtë incident fatkeq. Premtoj se do t’u rezistoj provokimeve dhe ngacmimeve te pareshtura te disa simpatizantëve algjeriane.
Në të vërtetë, që nga ndeshja Kamerun-Algjeri më 29 mars, në Blida, kam qenë në shënjestër të ofendimeve dhe akuzave të pabaza për mashtrim. Gjatë këtij Botërori tifozët janë ngacmuar nga algjerianët për këtë çështje. Dua t’ju kujtoj se skenari në Algjeri ishte mizor, por në përputhje me rregullat dhe etikën e sportit tonë. Megjithatë, ankesat e paraqitura nga Federata Algjeriane e Futbollit në gjykatat kompetente u refuzuan. Prandaj u bëj thirrje autoriteteve algjeriane dhe federatës simotër algjeriane që të marrin përgjegjësinë e tyre për t’i dhënë fund kësaj klime të dëmshme përpara se të ndodhë një tragjedi më e rëndë. Tifozëve të Algjerisë u shpreh dëshirën që të gjejnë qetësi dhe të arrijnë të kapërcejnë zhgënjimin e një eliminimi të dhimbshëm, por tashmë të lënë pas”.
