Kombëtare

Etrit Berisha: Pa De Biasin, ndoshta s’do të isha në Kombëtare

Etrit Berisha jep një lajm shumë të mirë për gjendjen e tij fizike në një lidhje telefonike për “Zona Gol”. Portieri i Atalantës siguroi se nuk ka asgjë serioze në lidhje me dëmtimin që pësoi në Europa League në fitoren 1-5 ndaj Evertonit.

Jam mirë, kam qenë me doktorët dhe të gjithë ekzaminimet kanë dalë mirë. Tani do të vijoj normalisht stërvitjen për të qenë gati për ndeshjen e ardhshme. Dëmtimi me Evertonin nuk ka qenë serioz.

Atalanta po i befason të gjithë në Europë, ndërsa në Serinë A ka disa luhatje në rezultate. Sipas Berishës, në javët e ardhshme bergamaskët do të jenë më të fokusuar në kampionat.

Kampionati italian është shumë i vështirë, nëse nuk e dëshiron fitoren me ngulm, bëhet gjithçka e paparashikueshme. Ne tek Atalanta kemi një ekip shumë cilësor, por kemi lënë disa pikë. Ndoshta kemi disa lojtarë të rinj që nuk janë mësuar edhe me Europa League-n, ndaj dhe kemi patur një ngecje në kampionat. Në javët në vazhdim besoj se do të jemi më të fokusuar në Serinë A. Rivaliteti për titullin do të jetë shumë i fortë, pa një favorit absolut deri në fund.

Që nga viti 2012, 28-vjeçari është pjesë e Kombëtares Shqiptare falë intuitës që pati De Biasi për ta grumbulluar kur luante me Kalmarin në Suedi.

De Biasi ka bërë një punë shumë të madhe me Kombëtaren tonë. Ne jemi shumë të kënaqur për gjithçka ka arritur për ekipin. I jam mirënjohës pë atë që ka bërë për mua personalisht. Pa De Biasin, ndoshta as unë nuk do të isha në kombëtare.

 

Në fund Berisha i uroi 25-vjetorin e themelimit tifogrupit “Ballistët”, që përkrah Shkëndijën e Tetovës. Ai i ftoi “Ballistët” që të jenë në çdo ndeshje të Shqipërisë, sepse Kombëtarja ka nevojë për mbështetjen e tyre dhe të gjithë tifozëve “kuqezi”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency