Euro 2020

Euro 2020, Wembley mund të humbasë finalen!

Finalja e Euro 2020 mund të mos luhet në Londër në 11 korrik. Është një hipotezë që e hedh The Times, e përditëshme e kryeqytetit britanik, që flet për një kërcënim të Uefa-s dhe një zhvendosje të mundshme të ndeshjes në Hungari, një lajm ky që nuk është konfirmuar nga burime të Uefa-s. Kërcënimi i organizmit europian të futbollit ka të bëjë me prezencën e 2 500 personave VIP në aktin e fundit të Europianit, pra për finalen e madhe. Bëhet fjalë për drejtues të Federatës europiane dhe të Fifas, të sponsorëve e drejtuesve të Federatave apo gazetarë televizionesh, që sipas rregullave aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, mund të kenë akses në ndeshje vetëm pas 10 ditësh vetëizolimi.

Uefa i ka kërkuar prej kohësh autoriteteve britanike që për këtë rast të bëhet një përjashtim, hipotezë kjo që qeveria e Boris Johnson ende është duke e marrë në konsideratë, por që do të përfaqësonte një rrezik të dyfishtë, si për një rritje eventuale të shpërndarjes së Coronavirusit, si për polemikat që do të pasonin duke parë rregullat në fuqi që kufizojnë lëvizjet e qytetarëve britanikë.

Hungaria eshtë zgjedhja e parapërcaktuar, pasi aty kufizimet janë shumë më të vogla, dhe pasi në Budapest do të luhej me një stadium plot, ndrshe nga Wembley ku kapaciteti i përcaktuar për gjysmëfinalet dhe finalen për momentin është ende në 50%. Qeveria e Boris Johnson, shkruan The Times po bën vlerësimet e duhura dhe ka edhe një interes të madh për të mos shkaktuar pakënaqësinë e Uefa-s dhe Fifa-s, atë për të rritur shanset e saj që të marrë mbështetjen europiane për kandidaturën për të mikpritur Botërorin e vitit 2030.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency