Moshat Kuqezi

Euro 2023/ Kombëtarja U-19 bie përballë Belgjikës

Kombëtarja U-19 i ka nisur me disfatë kualifikueset e Euro 2023-shit, ndërsa ra  në përballjen me Belgjikën, që u mbyll me rezultatin 1-3.

Pjesën e parë djemtë e Armando Cungut e mbajtën të paprekur portën, por në fraksionin e dytë gjithçka ndryshoi.

Vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë, në minutën e 47’, Sadiki i dhuroi avantazhin U-19 së Belgjikës.

“Kuqezinjtë” mundën që të merrnin barazimin në minutën e 51’ me Dakën, por nuk mundën që ta mbanin deri në fund këtë rezultat.

Në minutën e 64’ Stroeykens realizoi golin e dytë për belgët, ndërsa në minutën e 90+6’ Vermant i dhuroi golin e tretë ekipit të tij, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-3.

U-19 e Shqipërisë ndodhen në grupin 7, një grup shumë i vështirë pasi përveç Belgjikës, “kuqezinjtë” do të kenë përballë edhe U-19 e Spanjës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency