Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

EURO 2023/ Një hap larg historisë, Kombëtarja U-17 për herë të dytë në Elite Round

Shqipëria U-17 ka hyrë në ethet e fundit të Elite Round, me kuqezinjtë e vegjël të cilët rikthehen në këtë fazë, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2023.

Skuadra e Ervin Bulkut ka nisur përgatitjet prej datës 15 mars, për tri sfidat e Grupit 8 ku bëjnë pjesë edhe Franca, Zvicra dhe Letonia, me ndeshjet e kësaj faze që do të luhen në vendin tonë gjatë këtij muaji dhe të gjitha ndeshjet e grupit do të transmetohen ekskluzivisht në “SuperSport”.

Kombëtarja U-17 do t’i luajë të gjitha sfidat në kryeqytet, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në dispozicion për këtë grup do të jetë edhe impianti tjetër, “Elbasan Arena”.

Lexo edhe:

Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës të mërkurën, përballë kundërshtarit më të fortë, Francës me sfidën që nis në orën 11:30. Po nesër, luhet edhe sfida tjetër e grupit ajo midis Letonisë dhe Zvicrës që nis në orën 15:30 në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjen e dytë më 25 mars, këtë herë përballë Zvicrës në orën 17:00, ndërsa në fund skuadra e Bulkut do të masë forcat me Letoninë më 28 mars në orën 17:00.

Shqipëria e kësaj grupmoshe luan për një arritje madhore, pasi është një hap larg raundit final të Europianit U-17, gjë e cila nëse realizohet do të ishte historike për një ekip kombëtar shqiptar të moshave.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...