Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Euro 2024/ De la Fuente: Kujdes Shqipërinë, janë shumë të rrezikshëm

Spanja është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024. Aty ku bëjnë pjesë edhe Italia e Kroacia.

Trajneri i kombëtares iberike, Luis de la Fuente komentoi sërish shortin, duke theksuar se kuqezinjtë e Sylvinhos nuk duhen nënvlerësuar aspak.

Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse.

Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim.

Lexo edhe:

Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme.

Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, u shpreh 62-vjeçari spanjoll.

Shqipëria debuton në datën 15 qershor përballë Italisë në Dortmund. Katër ditë më vonë është radha e derbit ballkanik me Kroacinë (Dusseldorf).

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...