Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

EURO 2024, Giresse: Nuk eksperimentojmë dot tani me lojtarët e rinj

Kosova ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024, ku përballë do të ketë Izraelin dhe Andorën.

Duke folur për në konferencën e parë për mediet në prag të këtyre përballjeve, trajneri i dardanëve Alain Giresse u shpreh se nuk mund të eksperimentojë duke testuar lojtarët e rinj në ndeshjet kualifikuese, ndërsa shtoi se qëllimi është që të bëjnë ndeshje të mira.

Çfarë kërkojmë nga këto ndeshje? “Duhet të tregojmë formë të mirë, siç bëmë për shembull kundër Qipros kemi bërë paraqitje të mira. Kemi ftuar shumë lojtar të rinj, ndonëse ende nuk i shohim gati për të përfaqësuar Kosovën. Na duhen kualifikime sidomos nga lojtar që luajnë në kampionate të huaja, na duhet që ata të tregojnë eksperiencën e tyre.”

Lojtarët e rinj:Për ne rëndësi ka niveli i kampionatit ku luajnë lojtarët. Duhet të dimë që lojtarët e rinj nuk mund t’i provojmë në kualifikuese, pasi nuk kemi kohë as mundësinë ta bëjmë. E kemi një sy te këta lojtar, por do tentojnë t’i përfshijmë në mënyrë progresive te ekipi kombëtar, por jo në këto ndeshje.”

Si u përzgjodhën lojtarët aktual?Në nëntor patëm dhënë një lloj bilanci rreth grumbullimit dhe lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë kësaj periudhe, si lojtarë psh që kanë kaluar nga kampionati i Kosovës në kampionate të tjera janë thirrur.”

Lexo edhe:

Mungesa e Ermal Krasniqit:Është lojtar shumë i mirë, por në rolin e tij kemi shumë lojtarë të tjerë që e kanë treguar se janë goxha të mirë, por mundësia për të luajtur në të ardhmen me Kosovën është shumë e madhe.”

Si do luani me Izraelin?Do të bëjmë një ndeshje të fortë dhe do të luajnë lojtarë që janë të nivelit të Izraelit, megjithatë nuk dua të flas më tej për stilin e lojës që duam të bëjmë, pasi nuk duam t’ua tregojmë kundërshtarëve planin tonë.”

Qëllimi për këto dy ndeshje?Jemi në një grup shumë të vështirë. Qëllimi është që lojtarët të kenë në mendje që të japin maksimumin dhe të kemi një ambicie të madhe dhe këtë ambicie t’ia instalojmë edhe lojtarëve. Duhet të jemi të vetëdijshëm për mundësinë që kemi përpara. Dhe në secilën ndeshje të japim maksimumin.”

Kosova do të përballet këtë të shtunë, më 25 mars, me Izraelin në transfertë, ndërsa të të martën e ardhshme, pra më 28 mars do të presë në “Fadil Vokrri” skuadrën e Andorës.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...