Ilkay Gundogan po shijon sezonin e parë në La Liga me Barcelonën. Mesfushori i kombëtares gjermane, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me favoritët e Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
“Franca është ndër skuadrat që unë i konsideroj favorite për fitimin e Europianit. Më pas zgjedh Anglinë, ata po zhvillojnë një futboll të shkëlqyer.
Pas tyre vjen Portugalia, por nuk duhet të harrojmë që në garë jemi edhe ne (Gjermania) dhe Spanja. Shpresoj që mes favoriteve të jetë edhe Turqia. Do të gëzohesha shumë.
Lexo edhe:
- Kombëtarja shqiptare mbërrin në Moldavi, kuqezinjtë në formë fantastike
- Koncert dhe pije falas para Moldavi-Shqipëri, vendasit përgatiten për festë
- Spalletti: Kam skuadër fantastike, me Chiesën e mposhtim Maqedoninë e Veriut
- Trajneri i Moldavisë: Gati të vdesim në fushë ndaj Shqipërisë
Përveç Gjermanisë, skuadra që unë mbështes është padyshim Turqia. Shpresoj që të mos jem në një grup me ta”, u shpreh mesfushori me origjinë turke.
33-vjeçari numëron 71 ndeshje dhe 18 gola me kombëtaren e Gjermanisë, skuadër ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Gundogan debutoi me “Pancerat” në vitin 2011, ndërkohë që një dëmtim e la jashtë Botërorit Brazil 2014, që u fitua nga skuadra e Joachim Low.
