Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Euro 2024, Ramadani: Shqipëri e fortë, dua këto tri skuadra në grup

Ylber Ramadani është rikthimi i madh i Lecces për takimin e së dielës përballë Bolognas në “Via del Mare”. Ndeshja do të transmetohet live në SuperSport 3 (12:30).

Mesfushori i kombëtares shqiptare, humbi sfidën me Veronën (2-2) për arsye pezullimi, teksa kundër skuadrës së Thiago Mottas, që ndodhet në formë fantastike, është gati të zbresë në fushë.

Me misionin për të ndihmuar Leccen në marrjen e pikëve, aq të rëndësishme për objektivin mbijetesë. 27-vjeçari foli sot në prononcimin për shtypin, ku shprehu edhe dëshirën e tij në lidhje me shortin e Euro 2024.

E pashë në shtëpi ndeshjen me Veronën. Loja do të kishte shkuar ndryshe nëse do të mbyllnim ndeshjen në pjesën e parë, por një pikë është më mirë se asgjë.

Lexo edhe:

Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Të dielën na pret një ndeshje e vështirë, në të cilën duhet të marrim pike. Atmosfera është gjithmonë pozitive te Lecce.

Ne jemi gjithmonë të bashkuar, jemi një grup shumë kompakt. Nuk shohim se kush luan dhe kush jo, ne zbresim në fushë për të fituar. Kjo është e rëndësishme.

Shorti i Euro 2024? Do të më pëlqente një grup ku bëjnë pjesë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Zvicra. Por të shohim se çfarë do të na rezervojë shorti nesër.

Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 lojtarë luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë gjë”, u shpreh “luftëtari” shqiptar.

Shorti i fazës së grupeve në Euro Gjermani 2024 do të vijë live në SuperSport 1 prej orës 18:00 të së shtunës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...