Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Euro 2024/ “Ta nisim me fitore”, një interist kërcënon Shqipërinë

Italia e fillon rrugëtimin në Euro 2024 përballë Shqipërisë, duel i programuar në datën 15 qershor. Në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Kroacia dhe Spanja janë dy skuadrat e tjera të grupit B, ndryshe “grupi i ferrit”.

Matteo Darmian, mbrojtësi polivalent i Interit, është gati të japë kontributin e tij për kampionët në fuqi të Europës. Sipas 34-vjeçarit është shumë e rëndësishme që të kaltrit ta nisin mirë kundër kombëtares shqiptare.

Lexo edhe:

Duke pasur parasysh historinë tonë, ambiciet janë të larta dhe duhet të synojmë maksimumin. Duke dhënë gjithçka që kemi. Pavarësisht se mund të mos kemi cilësinë e të tjerëve.

Është thelbësore që ta nisim mbarë. Nuk mendoj se ndeshja me Shqipërinë është vendimtare, por ne duam ta nisim Europianin me fitore. Ta fillojmë me këmbën e duhur”, u shpreh kampioni i Italisë me zikaltrit e Inzaghit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...