Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Euro U21/ Festojnë Italia dhe Anglia, rrezikon Gjermania (VIDEO)

Italia U21 regjistron fitoren e parë në Euro U21, kualifikohet Anglia U21, ndërkohë që zhgënjejnë gjermanët e vegjël. Të kaltrit fituan 3-2 ndaj moshatarëve nga Zvicra.

Sfidë ku për kombëtaren helvete e nisën si titullarë tre lojtarë me origjinë shqiptare: Kastrioti Imeri, Ardon Jashari dhe Amir Saipi. Italia dominoi fraksionin e parë të ndeshjes. Duke gjetur rrugën e rrjetës me Lorenzo Pirola, Wilfried Gnonto dhe Fabiano Parisi.

https://twitter.com/i/status/1673016170927255552

Por, Zvicra ishte pranë barazimit të çmendur në pjesën e dytë. Kastrioti Imeri (eurogol) dhe Zeki Amdouni tundën rrjetën italianë në minutat e para të pjesës së dytë.

Lexo edhe:

Gjithsesi, të kaltrit menaxhuan avantazhin dhe siguruan fitoren e parë në grupin D. Aty ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Norvegjia.

 

Anglia triumfoi 2-0 ndaj Izraelit. Falë golave të Anthony Gordon dhe Emile Smith Roëe (supergol). Duke kryesuar grupin C me 6 pikë të plota dhe duke u kualifikuar.

Grup ku rrezikon Gjermania pas humbjes 2-1 ndaj Çekisë. Goli i Angelo Stiller i dhuroi barazimin e përkohshëm skuadrës gjermane, që numëron një pikë. Po aq sa Izraeli. Ndërkohë që Çekia mban vendin e dytë me 3 pikë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...