Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Euro2024/ Italia kërkon pikët e para, Anglia dhe Portugalia luajnë për vazhdueshmërinë

Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” kanë hyrë në ditën e katërt, me Italinë, Anglinë dhe Portugalinë që “rrëmbejnë”skenën këtë të dielë.

Pas suksesit në Napoli, Anglia pret në shtëpi Ukrainën, me këta të fundit që sonte debutojnë në Grupin C.

“Tre Luanët” kërkojnë suksesin e dytë, për të konfirmuar vazhdueshmërinë, ndërsa ukrainasit shohin përpara një duel shumë të vështirë, ndaj një kundërshtari të cilin nuk e mposhtin nga viti 2009.
Angli-Ukrainë luhet në “Wembly” dhe transmetohet në “SuperSport 2” duke nisur nga ora 18:00.

Lexo edhe: 

Po në Grupin C, por në orën 20:45, Italia kërkon pikët e para, pas disfatës me anglezët.
Përballë është Malta, ndoshta kundërshtari i duhur për të rikthyer humorin, ndërsa edhe pse u mundën në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, maltezët treguan nivel loje dhe shumë dëshirë.
Maltë – Itali transmetohet në “SuperSport 2”.

Në Grupin J, në orën 20:45, Portugalia udhëton drejt Luksemburgut me misionin tri pikë.

Ronaldo me shokë shohin një tjetër sfidë ku mund të argëtohen, ashtu si tri ditë më parë përballë Lihteshtejnit.

Luksemburg – Portugali transmetohet në “SuperSport 3”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...