Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Eurogoli i kapitenit nderon Dritën kryesuese, Kryeziu rikthen Prishtinën te fitorja

Drita iu fal një eurogoli të kapitenit Ardian Limanit për të fituar 0-1 përballë Dukagjinit. Suksesi i tretë radhazi për skuadrën nga Gjilani, që kryeson renditjen e Superligës në Kosovë me 27 pikë, duke vijuar të jetë e pathyeshme edhe pas javës së 11-të.

“Intelektualët” numërojnë 27 pikë, gjashtë më shumë se kampionët e Ballkanit, të cilët kanë luajtur tre ndeshje më pak për shkak të angazhimit në Conference League. Besnik Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit, por Drita ia doli të ruante avantazhin.

Feston edhe Prishtina në kryeqytet përballë Ferizajt, kundërshtar të cilin e mposhti 2-1. Dy golat e Leotrim Kryeziut rikthyen te fitorja pas tre javësh rekordmenët e futbollit dardan, të cilët janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve në vend të tretë.

Superliga e Kosovës
Java e 11-të

Dukagjini-Drita 0-1
(Limani 6′)

Prishtina-Ferizaj 2-1
(Kryeziu 6′, 67′ / Hasanaj 83′)

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...