Champions League

Eurogoli ndaj Dortmundit, Haaland: U frymëzova nga Ibra, uroj t’i ketë pëlqyer

Erling Haaland realizoi një gol shumë të bukur përballë Borussia Dortmund në mesjavë. Bomberi norvegjez ndëshkoi ish-ekipin e tij me një veprim të bukur akrobatik dhe i dhuroi triumfin 2-1 kampionëve të Anglisë në Champions League.

13 gola në total ka shënuar 22-vjeçari viking me skuadrën e Pep Guardiolës. Përshtatja me “Cityzens” ka ndodhur shpejt, kjo edhe falë aftësive dhe nuhatjes unike të Haaland për të dërguar topin në rrjetet kundërshtare.

Goli i fundit ka sjellë elozhe të shumta, teksa frymëzimi ka ardhur nga Zlatan Ibrahimovic, i njohur për ekzekutime të tilla, diçka që goleadori e theksoi në prononcimin për shtypin suedez.

Goli? Unë e kam mësuar një veprim të tillë nga bashkatdhetari yt i dashur, Zlatan Ibrahimovic”, i drejtohet sulmuesi i Manchester City gazetarit suedez.

Po tentoja të isha i përqendruar, thjesht po prisja shansin tim. Më në fund erdhi dhe unë qëllova në vendin e duhur. Shpresoj që Zlatan ta ketë pëlqyer dhe të jetë krenar për golin që shënova”, deklaroi Haaland.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency