Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Barcelona largon krizën, CSKA e Moskës feston sërish

Buqëqesh më në fund Barcelona. Blaugranat u rikthyen te fitorja në Euroleaguen e basketbollit pas 3 humbjeve radhazi, duke larguar krizën. Në “Palau Blaugrana”, skuadra e trajnerit Sito Alonso arriti një fitore të madhe pasi shpartalloi nënkampionët në fuqi të Europës, skuadrën greke të Olympiacos me rezultatin e thellë 71-53. Për ekipin nga Pireu kjo ishte humbja e parë në këtë edicion të Euroleagues, ndërsa Barcelona regjistroi fitoren e dytë në 5 ndeshje, duke rihapur çështjen e kualifikimit.  Olympiacos i bëri rezistencë skuadrës spanjolle vetëm në periodën e parë sepse më pas sfida u dominua nga katalanasit me francezin Seraphin që ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Barçën me 13 pikë 4 rebound dhe 1 asist.

Vazhdon të shkëlqejë CSKA e Moskës. Skuadra ruse regjistroi fitoren e 3-të rradhazi dhe vetëm në sajë të pikavarazhit më të dobët pozicionohet pas Realit të Madridit në renditje. Në kryeqytetin e Rusisë, CSKA-ja mposhti me vështirësi lituanezët e Zalgiris Kaunas me shifrat 94-91. Thjeshtë fantastik në këtë përballje basketbollisti i përfaqësues franceze Nando de Colo i cili koleksionoi 25 pikë 10 asiste dhe 3 rebound për skuadrën ruse ndërsa pikëshënuesi më i mirë rezultoi një tjetër lojtar i CSKA-së, amerikani Clyburn autori i 26 pikëve. Arriti një suskes të rëndësishëm edhe Unicaja Malaga. Skuadra spanjolle thelloi krizën e Anadolu Efes pasi triumfoi brenda në Stamboll me rezultatin 79-74 duke i shkaktuar humbjen e 5-të në po kaq takime skuadrës turke që pozicionohet në vendin e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...