Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague, Buducnosti surprizon Barcelonën, zhgenjën Olimpia Milano

Nis me surpriza raundi i 11-të i ndeshje në Euroleague, ku rezultati më befasues u regjistrua në sfidën mes debutuesve të Buducnostit dhe Barcelonës, që u mbyll me fitoren e ngushtë të ekipit malazez 67-64, falë paraqitjes së mirë të dyshes Clark-Gordic me 24 pikë në total.

Maccabi Tel Avivit mposhti “in extremis” 71-73 në Darussafakan Stamboll, në një përballje me rivalitet, ku rezultati u barazua në fund. Ekipi izraelit përmbysi një disavantazh prej 12 pikësh, për të fituar në fund falë 13 pikëve të Dibartolomeo.

“Ok” Bayerni i Mynihut, që iu imponua 72-65 Khimkit të Moskës, sfidë ku vendasit ishin vazhdimisht në epërsi. Dedovic me 14 pikë e Lucic me 13 bënë diferencën në fushë në këtë triumf për bavarezët.

Surpriza tjetër e mbrëmjes shënua në Milano, ku Gran Canaria mposhti 86-94 Armani Milano. Diferenca nga miqtë spanjollë u bë në periodën e dytë, me Erkisson, që realizoi 17 pikë, duke qenë lider në fushë. Zalgiris Kaunas mundi pa u sforcuar shumë 83-75 Olympiacosin e Pireut, ndeshje ku vendasit u shkëputën në periodën e fundit dhe triumfuan falë 19 pikëve të Grigonis, që rezultoi më i miri mbi parket.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...