Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Euroleague/çerekfinalet, Fenerbahce dominon Baskonian, fiton Olympiacosi

Skuadra e Fenerbahces fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Baskonias në fazën çerekfinale të Euroleague-s me rezultatin 95-89, duke qenë vetëm një ndeshje larg “final four”. Një fitore mëse e merituar e skuadrës turke, që pati epërsi mbi parketin e “Ülker Sports Arena” të Stambollit, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Për kampionët në fuqi të Euroleague-s u dallua Wanamaker me 19 pikë, mbështetur edhe nga Vesely me 16, një dyshe që bëri diferencën, ndërsa për Baskonian më i miri ishte Janning me vetëm 17 pikë.

Rikthehet me fitore edhe skuadra greke e Olympiacosit, që mundi 79-68 Zalgiris Kaunas, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve. U duk qartë se vendasit kishin nxjerrë mesime nga disfata e ndeshjes së parë me lituanezët, duke dominuar në “Peace and Friendship Stadium” të Pireut. Bardhekuqtë krijuan një shkëputje prej 9 pikësh në fund të pjesës së parë, por u barazuan 54 – 54 në fund të periodës së tretë. Gjithsesi ata e rritën ndjeshëm ritmin në periodën e fundit, falë lojës së mirë të McLean dhe Spanoulis, që realizuan respektivisht 21 dhe 17 pikë, duke fituar në fund me 9 pikë diferencë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...